Nuk ka gola në pjesën e parë në ndeshjen Kosovë – Azerbajxhan

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Kosovës U-21 dhe Azerbajxhanit.

Pavarësisht shansave të krijuara nga Kosova, rezultati nuk ka ndryshuar.

Vlen të theksohet se ndeshja është duke u zhvilluar në kushte jo të mira atmosferike ku nuk janë duke u ndalur të reshurat atmosferike.

Kosova U-21 e luan këtë ndeshje në kuadër të kualifikimeve për kampionatin europian të grupmoshave U-21 ku gjendet në grupin e pestë.

Kosova gjendet në vendin e 5 më 7 pikë, por që është vetëm 3 pikë nga vendi i dytë që është Irlanda.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë