Nxjerr pistoletën pas një mosmarrëveshjeje në Skenderaj, Policia ia sekuestron armën

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Skenderaj ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë, pasi njëri prej tyre dyshohet se ka ekspozuar një pistoletë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 4 nëntor 2026, rreth orës 16:00, transmeton portali DrenicaOnline.

Pas incidentit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa arma është sekuestruar nga zyrtarët policorë.

“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshjeje me viktimën mashkull kosovar, i dyshuari kishte ekspozuar një pistoletë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕