“Ishte burrë i ndershëm dhe luftëtar i lirisë”, Osman Musliu kujton Lutfi Berishën
Dje është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lutfi Berisha.
Deputeti nga Drenasi, Osman Musliu, e ka kujtuar Berishën si një burrë të ndershëm, luftëtar të lirisë dhe shok të dashur.
“U nda nga ne një burrë i ndershëm, luftëtar i lirisë dhe shok i dashur, Lutfi Berisha”, ka shkruar Musliu.
Ai ka treguar se Berisha, të cilin miqtë e thërrisnin Luta, ishte djali i vetëm i haxhi Milazimit, një burri të respektuar të Drenicës, që iu bashkua luftës së UÇK-së.
“Humori i tij i këndshëm e muhabetet e gjata do t’i mungojnë odës e mbi të gjitha të gjithë shokëve”, ka theksuar deputeti.
Në fund, Musliu ka shprehur ngushëllimet dhe ka lutur Zotin që ta shpërblejë të ndjerin për kontributin e tij në luftën për liri.
“E lusim Zotin që ta ketë shpërblyer për kontributin e madh për liri e ishallah na bashkon me të në xhenet!”, ka përfunduar Musliu.


