Gubetini: 6 vjet të dhimbshme për Kosovën

Shkruan: Shqiptar Gubetini

Sot shënohen gjashtë vjet nga arrestimi dhe dërgimi në Hagë i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Për këto gjashtë vjet, në Hagë nuk kanë qenë vetëm katër drejtuesit e UÇK-së. Në Hagë, në sytë e shumë qytetarëve të Kosovës, është vënë në gjykim edhe historia e luftës sonë për liri dhe rrugëtimi drejt Pavarësisë.

Dënimet e shqiptuara ndaj tyre kanë rënduar edhe më shumë dhimbjen dhe shqetësimin në Kosovë. Megjithatë, sot shpresa jonë është te drejtësia, te Gjykata e Apelit dhe te besimi se në shkallën e dytë do të triumfojë drejtësia.

Kosova nuk e harron luftën për liri, sakrificën dhe gjakun e derdhur për Pavarësi!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕