Masakra e Padalishtës/ Arrestohen dy serbë në Osojan dhe Cerkolez
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale arreston dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e Masakrës së Padalishtës.
Prishtinë, 29 tetor 2026 Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale, ka ndërmarrë veprime hetimore për një periudhë të gjatë kohore në drejtim të dokumentimit të rastit i njohur si Masakra e Padalishtes në Komunën e Istogut, e ndodhur më 26 mars 1999, në këtë komunë.
Në koordinim me prokurorin përgjegjës për rastin, hetuesit e Sektorit për Krime Lufte kanë ndërmarrë edhe veprime operative, në përputhje me autorizimet përkatëse, duke angazhuar njësi në terren dhe si rezultat i këtyre veprimeve, sot, më 29.10.2026 janë lokalizuar dhe arrestuar dy të dyshuar Z.B., dhe G.B. në fshatin Osojan dhe Cerkolez të Istogut.
Të gjitha veprimet e mëtejshme lidhur me rastin do te ndërmerren në bashkërendim me Prokurorinë Speciale.


