Bie zinxhiri komandues i Policisë në Pejë/ Këta janë zyrtarët policor të suspenduar nga puna lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

Zhvillime të reja kanë ndodhur lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

IndeksOnline raportoi më herët ekskluzivisht se 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës pritet të suspendohen nga detyra, në kuadër të zhvillimeve pas nisjes së hetimeve për mënyrën se si është trajtuar rasti i viktimës.

Sipas informacioneve të reja të siguruara nga IndeksOnline, në mesin e zyrtarëve të suspenduar janë:

Agron Hasanaj – Drejtor rajonal i Policisë.

Ndue Nikolla – Major, shef i Hetimeve Rajonale.

Faik Jahmurataj – Kapiten, komandant i Stacionit Policor në Pejë.

Dervish Haxhiaj – Zëvendëskomandant dhe shef i Operativës në Stacionin Policor në Pejë.

Sami Lekaj – Komandant i Nënstacionit Policor në Vitomiricë.

Faruk Muqolli – Shef i Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë.

Po ashtu, në informacionet e siguruara përmenden edhe katër hetues të tjerë të Policisë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Ky zhvillim vjen pasi Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprime hetimore dhe verifikuese lidhur me trajtimin e raportimeve të Arlinda Zekajt nga zyrtarët policorë.

Hetimet synojnë të sqarojnë nëse janë respektuar procedurat ligjore dhe nëse ka pasur veprime apo mosveprime që mund të kenë ndikuar në trajtimin e rastit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕