“Prehu në paqe, ushtar i lirisë”/ Tringa Bujupi për vdekjen e Sahit Jasharit

Ish-kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Tringa Bujupi, ka shprehur pikëllimin e saj për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, duke e cilësuar atë si një ushtar të lirisë që do të kujtohet gjithmonë me respekt.

Përmes një mesazhi prekës, Bujupi ka nderuar figurën dhe kontributin e tij, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

“Prehu në paqe, ushtar i lirisë. I paharruar qoftë kujtimi yt, Sahit Jashari”, ka shkruar ajo.

Vdekja e Sahit Jasharit ka pikëlluar familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, të cilët po e kujtojnë me respekt për jetën dhe kontributin e tij. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë ndër breza.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë