LDK nis përgatitjet për zgjedhjet lokale 2025 – Abdixhiku thërret në mbledhje kryetarët e Degëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot kryetarët e degëve të partisë për të nisur procesin konsultativ dhe përgatitor në kuadër të Zgjedhjeve Lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë, transmeton portali DrenicaOnline.

Në njoftimin e tij publik, Abdixhiku thekson se LDK nuk ka kohë për të humbur dhe se partia është e gatshme për procese edhe më të mëdha, “kurdo që janë të gatshëm të tjerët.”

“LDK do të merret me proceset e veta përpara, aty ku s’mund të na kurthojnë. Do të merret me Zgjedhjet Lokale”, ka shkruar ai, duke shtuar se si fituese e zgjedhjeve të fundit lokale, ku qeveris në 9 komuna me 206 këshilltarë lokalë, LDK hyn në këtë garë me vullnet, bindje dhe përgatitje.

Abdixhiku ka bërë të ditur se nga sot nisin konsultimet e brendshme për kandidatë për kryetarë komunash dhe këshilltarë lokalë, duke theksuar rëndësinë e integritetit dhe gatishmërisë për t’i shërbyer qytetarëve.

“LDK i ka dyert e hapura për secilin. LDK mbetet e juaja. LDK mbetet dashni”, përfundon ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë