Rrëfimi i tmerrshëm i Zahries: Policët serbë më rrahen tre ditë rresht në organet gjenitale me dru

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Nadica Cepkenoviq, e cila po akuzohet për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Gjatë kësaj seance, dëshmitarja Zahrije Podrimqaku nga Drenasi ka rrëfyer për torturat që kishte përjetuar gjatë luftës.

Ajo ka treguar se ishte marrë në pyetje dhe ishte torturuar me një shkop të rrumbullakët, rreth një metër të gjatë.

“Duke më bërë pyetje të ndryshme dhe duke më torturuar me një dru rreth një metër, ka qenë i rrumbullakët si bishtat e lopatave. Më kanë detyruar t’i qes duart në tavolinë, me u gërbav dhe duke më rënë në gjithë pjesët e trupit, e më së shumti në organet gjenitale. I thoshin njëri-tjetrit prishe që kjo mos të lindë kurrë’”, ka thënë ajo.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë