Dafina Dauti me këngë për çlirimtarët në Hagë: “Dielli do të lind përsëri”

Këngëtarja Dafina Dauti ka publikuar këngën “Dielli do të lind përsëri”, të cilën ua ka kushtuar ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë dhe të gjithë atyre që luftuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Një këngë për ata që janë në Hagë, për ata që luftuan dhe sakrifikuan që ne sot ta gëzojmë lirinë. Sepse liria jonë nuk do të ishte e njëjtë pa ata që dhanë gjithçka për të”, ka shkruar Dauti.

Ajo ka shprehur shpresën që 16 shtatori të sjellë lajmin e madh dhe që të akuzuarit në Hagë t’i rikthehen lirisë.

“16-ta le të jetë dita e lajmit të madh, dita kur shpresojmë t’i shohim përsëri të lirë, pranë familjeve dhe pranë Kosovës së tyre”, ka shkruar këngëtarja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë