Kandidati për deputet nga Zvicra bën thirrje për pjesëmarrje në marshin e nesërm
Kandidati për deputet nga PLR në Fribourg, Lulzim Shala, u ka bërë thirrje mërgimtarëve për pjesëmarrje në marshin e nesërm në mbështetje të çlirimtarëve.
Shala fton bashkatdhetarët që t’i bashkohen marshit dhe të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje.
Ai ka thënë se do t’i bashkohet këtij marshi në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë.

