E rëndë: Ky është 30-vjeçari që humbi jetën si pasojë e vetëaksidentit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke lënë pasoja fatale. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:32 në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj, afër rrethit te KFC-ja në Llapnasell.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se në këtë vetaksident ka humbur jetën Leonard Avdyli, rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se ishte në timon në momentin kur vetura doli nga rruga.
Në veturë ndodhej edhe një pasagjere, T. Mustafa e cila ka shpëtuar me lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Automjeti i përfshirë në aksident është një Škoda, i cili për arsye ende të panjohura ka devijuar nga rruga dhe është aksidentuar rëndë.
Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesi kujdestar është duke zhvilluar ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Hetimet janë në fazë fillestare dhe autoritetet pritet të publikojnë detaje shtesë në orët në vijim.