Ekzekutohen pagesat për punëtorët e sektorit privat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetjen e njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Sipas Muratit, pagesat janë realizuar ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga institucionet.
Ai ka bërë të ditur se ndërkohë po vazhdon procesi i vlerësimit për masën e mbështetjes së studentëve.
“Për masën e mbështetjes së studentëve, komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim”, ka deklaruar Murati.
Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0 synon të ofrojë mbështetje financiare për kategori të ndryshme të qytetarëve, me fokus të veçantë tek punëtorët e sektorit privat dhe studentët.

