Përparim Rama ngushëllon familjen Jashari: Kujtimi për heroin Sahit Jashari do të jetë i përjetshëm
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qëndruar pranë familjes Jashari për të shprehur ngushëllimet e tij me rastin e ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit.
Rama tha se me respekt dhe përulësi kujtuan jetën dhe veprën e bacës Sahit Jashari, të cilin e cilësoi si një figurë të ndritur që me urtësinë, dinjitetin dhe përkushtimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.
“Trashëgimia dhe trimëria e tij do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë, ndërsa emri i tij do të kujtohet gjithmonë me nder e respekt”, ka shkruar Rama.
Ai i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan, duke theksuar se kujtimi për heroin Sahit Jashari do të jetë i përjetshëm.



