Rezultatet e para nga diaspora: PDK 55%, VV 40% në Drenas
Ka nisur numërimi i votave të ardhura me postë për qytetarët e Komunës së Drenasit që jetojnë në shtete të ndryshme të botës, transmeton DrenicaOnline.
Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numërimit të 25 për qind të votave me postë (1 nga 4 kuti), Partia Demokratike e Kosovës prin me 55.17 për qind të votave, duke grumbulluar 176 vota.
Në vendin e dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje me 40.13 për qind apo 128 vota, ndërsa LDK ka marrë 4.08 për qind (13 vota). AAK deri më tani ka siguruar 0.63 për qind të votave, ndërsa subjektet e tjera nuk kanë marrë vota.
Rezultatet e diasporës dallojnë dukshëm nga ato të votimit brenda Kosovës. Në Drenas, votuesit brenda vendit i dhanë PDK-së mbi 73 për qind të votave, duke e konfirmuar si forcën dominuese politike në komunë. Megjithatë, votat e ardhura me postë tregojnë një garë më të afërt, me Vetëvendosjen që ka siguruar mbështetje dukshëm më të lartë në diasporë.
Numërimi i votave me postë është ende në proces dhe rezultatet mund të ndryshojnë me përfundimin e të gjitha kutive të mbetura./DrenicaOnline/

