Pemishtja dhe Drenica nderuan sot bijtë e tyre dëshmorë – Ajet Beqirin, Mustafë Qorrin dhe Shukri Qorrin

Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, Pemishtja e Drenicës i nderoi bijtë e saj dëshmorë – Ajet Beqirin, Mustafë Qorrin dhe Shukri Qorrin.
Banorët e fshatit dhe djemtë e Pikës Qarri, pikës heroike të UÇK-së, janë mbledhur për të kujtuar trimërinë dhe sakrificën e këtyre heronjve të luftës.
Po ashtu sot, në 26 vjetorin e masakrës janë përkujtuar 19 anëtarët e familjes Imeraj. Më 26 mars të vitit 1999, forcat serbe vranë mizorisht 19 anëtarë të kësaj familjeje të pafajshme, mes tyre gra, burra dhe fëmijë.
Fillimisht homazhe u bënë te përmendorja e dëshmorit Mustafë Qorri, më pas të varrezat e martirëve të familjes Imeraj.
Në ora 14 filloi manifestimi kushtuar profesorit dëshmor Ajet Beqiri që lidhet me Avancimet Kulturore që u mbaj në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.
Në Orën 15 janë bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve Ajet Beqiri dhe Shukri Qorri në Morinë, kurse në orën 19 në odën muze në Pemishtë janë takuar bashkëluftëtarët e Togut të Parë te Batalionit të Tretë të Brigadës 112 Arben Haliti.