Thaçi futet në shtëpinë e tij për të ngushëlluar familjarët

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi vendosi kurorë me lule mbi varrin e babait të tij në Burojë, është kthyer në shtëpi për të ngushëlluar familjarët.

Masat e sigurisë janë maksimale, ndërsa ende nuk dihet sa kohë do të qëndrojë ai aty. Bashkëfshatarët, sapo kanë dëgjuar për praninë e Thaçit në Burojë, kanë dalë për ta ngushëlluar atë nga distanca.

Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, por pas tre ditësh ai u lejua të vizitojë varrin e të atit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë