Merret vendimi, Gani Geci ndalohet për 48 orë

Gani Geci është ndaluar për 48 orë, pas shoqërimit në polici dhe intervistimit nga hetuesit e Krimeve të Rënda.

Geci është shoqëruar në polici në orët e mbrëmjes, ndërsa ndalimi i tij vjen pas rastit të raportuar nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci.

Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta fshinte ose ta ndryshonte një postim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, por ai kishte refuzuar.

Sipas gazetarit, pas këtij refuzimi ai ishte kërcënuar dhe kishte vendosur ta denonconte rastin në Policinë e Kosovës.

“Në mëngjes kam shku në polici, e kam njoftu rastin”, ka deklaruar Mehmetaj. /IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕