Kurti flet për krerët e UÇK-së, thotë se sot do ta marrin një vendim të rëndësishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot do të merret “një vendim i rëndësishëm” për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë deklaratë ai e bëri në fjalinë hyrëse të tij, në mbledhjen e kabinetit qeveritar e cila po mbahet aktualisht.

Kurti mes tjerash u shpreh se duhet një strategji e menduar në lidhje me mbrojtjen e tyre në Apel.

“Pasnesër bëhen një muaj prej aktgjykimit në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e apelit ku presim korigjimin e kësaj padrejtësie.

Duhet një strategji e mirëmenduar, duhet një analizë e thellë pas aktgjykimit në formën e plotë që të veprojmë përpara, në apel na duhet suksesi dhe për këtë gjë na duhet organizim. Prandaj sot do të marrim një vendim përkatës të rëndësishëm…”, tha ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕