Gruaja rrahu burrin në Drenas, Policia nis hetimet
Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në Drenas, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor 2026, rreth orës 20:00.
Policia ka bërë të ditur se viktima, një mashkull kosovar, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Pas raportimit të rastit, të dy palët janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale (QPS).
Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave të intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

