Lladrovci: Fitoren e madhe të PDK-së në Drenas ua dedikoj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit (VIDEO)

Partia Demokratike e Kosovës doli me 74 për qind ose 19 mijë vota në Drenas.

Lidhur me këtë rezultat, ka folur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Për emisionin “Edicioni Special”, Lladrovci tha se kjo fitore e PDK-së në Drenas është për shkak të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, transmeton Klankosova.tv.

“19 mijë qytetarë votuan dje për Partinë Demokratike të Kosovës. Ky votim ka shkuar si rezultat i unifikimit të të gjithë qytetarëve të komunës së Drenasit, por si rezultat edhe i asaj që votuan për liderët tanë të luftës dhe paqes, për heronjtë tanë, për Hashimin, Kadriun, Jakupin dhe Rexhepin”, tha ai.

Lladrovci shton se këtë fitore ua dedikon pikërisht atyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë