Besim Mulaj viziton biznesin e suksesshëm në Istog: Vlerësim për punën dhe përkushtimin e zejtarëve

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besim Mulaj, ka vizituar një nga bizneset e suksesshme në Istog, kompaninë “Uça Zdrukthtari”, e cila është e specializuar në prodhimin e dyerve, dritareve dhe xhamave.

Gjatë vizitës, Mulaj u takua me pronarin e biznesit, Bujar Ferati, duke e vlerësuar atë si një shembull frymëzues të përkushtimit dhe punës së ndershme.

“Është kënaqësi e veçantë të shohësh një punëtor të palodhur, i cili ka arritur sukses me mund dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Inspiron fakti që ai nuk ankohet, por punon me ndershmëri dhe vullnet të fortë, duke krijuar diçka me duart e veta,” tha Mulaj.

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes për bizneset vendore dhe fuqizimin e sektorit të zejtarëve, duke nënvizuar se LDK do të ketë prioritet lehtësimin e kushteve për bizneset e vogla dhe të mesme.

“Një punëtor i vërtetë meriton respekt dhe vlerësim, sepse nuk kërkon rrugë të lehta – ai e di se suksesi vjen nga përkushtimi dhe puna e palodhur,” shtoi Mulaj.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i LDK-së premtoi përkrahje për sektorin privat dhe një mjedis më të favorshëm për sipërmarrësit në Kosovë.

#LDK124 #NR79

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë