Floriana Rugova: Rinia Demokratike e Kosovës, shtylla kryesore e PDK-së, meriton më mirë

Floriana Rugova, kandidate për deputete nga PDK, ka përgëzuar Rininë Demokratike të Kosovës për 25-vjetorin e themelimit, duke e cilësuar këtë strukturë si një nga shtyllat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një postim të saj, Rugova theksoi se rinia duhet të jetë pjesë aktive e proceseve dhe vendimmarrjes. Ajo siguroi se në programin e Qeverisë së kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, rinia do të ketë një vend të veçantë dhe do të trajtohet me përkushtimin që meriton, transmeton portali DrenicaOnline.

“Rinia nuk është vetëm e ardhmja jonë, por edhe e tashmja. Me Bedri Hamzën kryeministër, rinia do të jetë forca e së tashmes dhe udhëheqëse e së ardhmes”, u shpreh Rugova.

Ajo shtoi se rinia e Kosovës meriton më mirë dhe mund të bëjë më mirë, duke shprehur besimin e saj për një të ardhme më të ndritur me mbështetjen e PDK-së.

#PDK131
#FlorianaRugova81 ✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë