Tre persona arrestohen në Drenas, e sulmuan fizikisht një person

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 21:20.

Viktima, mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit.

Tre të dyshuarit, po ashtu meshkuj kosovarë, janë intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë