Floriana Rugova: Gratë meritojnë më mirë!

Floriana Rugova, kandidate për deputete nga PDK, ka shprehur përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe avancimin e tyre.
Ajo theksoi se e drejta e grave për pronë dhe mbështetja ndaj grave ndërmarrëse do të jenë prioritete të pakompromis në angazhimin e saj.
Rugova tha se Qeveria e re e Kosovës dhe kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza, do të punojnë për fuqizimin e grave dhe rritjen e përfshirjes së tyre në vendimmarrje, duke besuar se Kosova mund të bëhet më e mirë me këtë qasje.