Banorët e disa lagjeve në Fushë Kosovë që nga mbrëmë kanë probleme me furnizim me rrymë, iu punon vetëm një fazë
Banorët e disa lagjeve në Fushë Kosovë, po përballen me probleme, sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Banorët në këto lagje që nga mbrëmë po përballen me vështirësi, sa i përket furnizimit me energji elektrike, pasi që po u punon vetëm një fazë.
“Që nga mbrëmë neve na punon vetëm një fazë e rrymës. Problemi nuk është zgjidhur ende, pasi që përkundër përpjekjeve për ta kontaktuar KEDS-in, një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pasi që nuk na janë lajmëruar as në telefon”, tha njëri nga banorët e këtij qyteti.