Gjenerali Jakup Nura takon banorët e Baksit, Polacit, Qubrelit dhe Kuçicës: Mbështetje e madhe për PDK-në dhe Bedri Hamzën

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Gjenerali Jakup Nura, ka takuar banorët e fshatrave Baks, Polac, Qubrel dhe Kuçicë, ku ka prezantuar vizionin e partisë për një Kosovë më të mirë.

Në këto takime, Nura theksoi rëndësinë e një qeverisjeje të përgjegjshme dhe të aftë, duke shpalosur programin e PDK-së për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe forcimin e institucioneve shtetërore.

Banorët e këtyre fshatrave i dhanë mbështetje të plotë platformës politike të PDK-së dhe kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza.

PDK po vazhdon fuqishëm komunikimin me qytetarët, duke dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e tyre, me qëllim të ndërtimit të një qeverisjeje që garanton zhvillim dhe stabilitet.

#PDK131✅
#BedriHamza1✅
#MemliKrasniqi2✅
#JakupNura11✅

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë