Altin Krasniqi në vendlindje: Bashkë për një të ardhme më të mirë për Negrocin, Vuçakun dhe Kosovën
Kandidati për deputet nga PDK, Altin Krasniqi, e nisi fushatën zgjedhore në vendlindjen e tij, Negroc, dhe në Vuçak, vendlindjen e profesor Ferat Shala.
“Negroci mbetet vendi im i zemrës, aty ku ndodhen kujtimet më të bukura të fëmijërisë sime. Pikërisht këtu, në Negrocin e Jakup Krasniqit, babait tim, i cili, jam i bindur, ju ka bërë krenarë me punën, vendimet dhe veprimet e tij kudo që ka shkuar”, tha Krasniqi.
Ai theksoi se trashëgimia nuk është vetëm pasuri materiale, por edhe vlera dhe shembuj të mirë që lënë gjeneratat e mëparshme.
Me këtë mesazh, Krasniqi kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar punën dhe vizionin për një Kosovë më të mirë.