Ferat Shala takon aktivistët dhe simpatizantët e PDK-së në Fushticë: “Mbështetja juaj na motivon për të vazhduar punën”

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili po kandidon për një tjetër mandat, ka zhvilluar një takim në Fushticë me aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës nga fshatrat e Drenasit, Lipjanit dhe Shtimes.

Gjatë takimit, Shala u shpreh mirënjohës për mbështetjen e madhe që po merr nga qytetarët e kësaj zone, duke theksuar se përkrahja e tyre është një shembull i qartë i qytetarisë aktive dhe patriotizmit.

“Jam thellësisht mirënjohës për njerëzit e kësaj ane, që me mbështetjen dhe besimin e tyre janë një shembull i qartë i qytetarisë aktive dhe patriotizmit. Kjo përkrahje na motivon për të vazhduar punën drejt një Kosove më të mirë”, tha Shala.

Ai siguroi të pranishmit se PDK do të vazhdojë të punojë për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e bujqësisë dhe mbështetjen e bizneseve vendore, duke i dhënë prioritet politikave që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Takimi u zhvillua në një atmosferë entuziaste, ku përkrahësit e PDK-së shprehën mbështetjen e tyre për Ferat Shalën dhe për programin e partisë në zgjedhjet e ardhshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë