Aurora Berisha pritet me entuziazëm në Abri të Drenicës: “9 shkurti do të konfirmojë fitoren tonë”

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka zhvilluar një takim elektoral në Abri të Drenicës, ku është pritur me entuziazëm dhe përkrahje nga banorët e kësaj zone.

Takimi është mbajtur në konakun e dëshmorit Fejzullah Hajdaraj, duke i dhënë një simbolikë të veçantë angazhimit të PDK-së në këtë fushatë.

Berisha ka vlerësuar energjinë dhe optimizmin e jashtëzakonshëm të qytetarëve, duke theksuar se kjo mbështetje është një motiv shtesë për të vazhduar rrugën drejt fitores më 9 shkurt.

“Energji dhe optimizëm i jashtëzakonshëm edhe në Abri të Drenicës. Takimet si ky sonte në konakun e dëshmorit Fejzullah Hajdaraj janë frymëzim për të vazhduar rrugën tonë drejt 9 shkurtit, ditës kur do të konfirmohet fitorja e PDK-së dhe kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza”, ka deklaruar ajo.

PDK po vazhdon fushatën e saj me takime në gjithë Kosovën, duke synuar të sigurojë mbështetje të gjerë për Bedri Hamzën dhe ekipin e saj të kandidatëve për deputetë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë