Isak Neziri: Nga Krasmirofci, frymëzim dhe mbështetje për rrugëtimin tim politik

Kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, ka vizituar fshatin e tij të lindjes, Krasmirofc të Skenderajit, ku u takua me familjarë dhe bashkëvendas për të ndarë momente të ngrohta dhe për të diskutuar mbi kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Neziri kujtoi me të moshuarit traditat e dikurshme të odave plot biseda dhe solidaritet, duke theksuar se këto momente janë një burim frymëzimi për të ardhmen.

“I bekuar me familjarët dhe bashkëvendasit e mi. Takimi na shërbeu të flasim për të ardhmen që na pret dhe kandidimin tim. Jam mirënjohës për mbështetjen e tyre,” tha ai.

Ky takim shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në fushatën e Isak Nezirit, i cili synon të përfaqësojë fuqishëm interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

#MaMirë
#IsakNeziri
#PDK

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë