Sala Jashari zyrtarizon kandidaturën për deputete: Numri 9 në listën e PDK-së
Sala Jashari, nga familja heroike Jashari e Prekazit, ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Kosovës, si pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Poetali DrenicaOnline ka mësuar se ajo mban numrin 9, duke simbolizuar një vend të rëndësishëm në garën për përfaqësimin e qytetarëve në Kuvend.
E re në politikë, Sala Jashari vjen me energji dhe përkushtim për t’u bërë zëri i qytetarëve në institucionet më të larta të vendit. Duke u mbështetur në trashëgiminë e familjes së saj dhe angazhimin e saj personal, Jashari synon të sjellë një qasje të re dhe të përgjegjshme në politikën kosovare.
Kandidatura e saj është pritur me interes të madh, duke pasur parasysh simbolikën dhe përkushtimin që sjell si përfaqësuese e një familjeje që ka dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës./DrenicaOnline/