Besim Mulaj: Mërgata po rikthen përkrahjen e fuqishme për LDK-në dhe politikën rugoviane

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besim Mulaj, ka shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen masive të mërgatës gjatë tubimit në Vjenë, vetëm një javë pas një ngjarjeje të ngjashme në Zvicër, transmeton portali DrenicaOnline.

“Mërgata është kthyer tek rrënjët e saj dhe po përkrahë fuqishëm politikën rugoviane, LDK-në me Lumir Abdixhikun kandidat për kryeministër”, u shpreh Mulaj, duke vlerësuar përkrahjen e jashtëzakonshme të diasporës.

Ai gjithashtu falënderoi kandidaten e diasporës, Lisa Rugova, për përkushtimin e saj, si dhe Kryetarin e Degës së LDK-së në Austri, Yll Blakaj, për punën e palodhshme në organizimin dhe fuqizimin e degës.

“Jemi të bashkuar dhe të motivuar që pas dy muajsh të arrijmë fitoren e madhe, rikthimin e madh të LDK-së”, theksoi Mulaj, duke e cilësuar këtë përkrahje si sinjal të qartë për “Turneun e Ndryshimit”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë