Rrahman Rama takon të rinjtë e Vushtrrisë: Rinia është forca që shtyn vendin përpara

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Vushtrrisë, ku pjesëmarrja dhe entuziazmi i madh i të pranishmëve u vlerësuan si tregues i fuqisë dhe potencialit të rinisë në ndërtimin e një shoqërie më të mirë, transmeton DrenicaOnline.

“Sonte pata kënaqësinë të takoja të rinjtë e Vushtrrisë. Numri i madh i pjesëmarrësve dhe fryma pozitive që pashë tek ta, më japin shpresë të madhe për të ardhmen,” u shpreh Rama.

Ai theksoi rëndësinë e ideve dhe energjisë së rinisë, duke i cilësuar ato si motorin kryesor të zhvillimit të vendit. Takimi u cilësua si një shembull i rëndësishëm i përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë