“Nuk ka faj Albini, kanë faj ata që e kanë votuar”, Lushtaku shpërndan postimin e imamit të njohur shqiptar
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku kishte votuar kundër Projekt Kodit Civil, i cili u jep hapësirë martesave mes gjinisë së njëjtë, i njëjti kishte bërë thirrje që të mos votohet ky Kod Civil.
Lushtaku së fundi në rrjetin social Tiktok, ka shpërndarë një video, ku imami i mirënjohur shqiptar, Ahmed Kalaja, trajton këtë çështje.
Ai thotë se Albini erdhi në pushtet nga shumica qytetare, dhe se faji nuk qëndron tek ai por tek ata që i besuan votën atij.
Video: