Djali i Isni Kilajt: Më shumë se 10 persona e 5 vetura na kanë rrethuar shtëpinë

Djali i Isni Kilajt, Blendi Kilaj, ka deklaruar se kanë qenë më shumë se 10 persona dhe më shumë se 5 vetura  të EULEX-it e kanë rrethuar shtëpinë e tyre mëngjesin e së enjtes.

Megjithatë ai ka thënë se nuk ka pasur bastisje, hyrje me forcë apo ndonjë kontroll gjatë arrestimit të babait të tij.

I pyetur se a ka asistuar Policia e Kosovës në këtë aksion ai ka mohuar duke thënë se ka qenë vetëm ekipi i Gjykatës Speciale dhe një përkthyese.

“Sot rreth orës 7 të mëngjesit kanë ardhur ekipi e Gjykatës Speciale për ta arrestuar babain, arsyet pse ka ndodhur arrestimi prapë nuk kemi ndonjë informacion shtesë vetëm kanë deklaruar që po ndodh arrestimi dhe do të dërgohet fillimisht në zyra të EULEX-it pastaj do të udhëtojnë për Hagë. Këtë herë ka qenë pak më ndryshe për arsye se kanë ardhur më shumë se 10 persona po besoj më shumë se 5 vetura që e kanë rrethuar shtëpinë, mirëpo bastisje kështu nuk ka pasur vetëm se kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë kërkuar babait që të marrë të gjitha rrobat e nevojshme dhe gjërat elementare për të udhëtuar për në Hagë, hyrje me forcë ose bastisje ose kontroll nuk ka pasur. Ka qenë vetëm ekipa e Gjykatës Speciale dhe ka qenë një përkthyese…”, ka thënë ai për Tëvë1.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë