Çitaku, Kurtit: Nëse s’mund ta mbështesni Thaçin lëreni rehat, ai është në betejë për historinë dhe të ardhmen tonë
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, duke kritikuar qasjen e tij ndaj opozitës dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Armiqtë e Kosovës, ata të vërtetët, janë jashtë Kosovës, e ata imagjinarët janë vetëm në mendjen tuaj”, deklaroi Çitaku.
Ajo theksoi se qeveria ka shumicën absolute dhe të gjitha vendimet, përfshirë ato për Policinë, AKI-n dhe FSK-në, janë në duart e saj.
Çitaku gjithashtu bëri thirrje që Hashim Thaçi të lihet rehat, duke e cilësuar betejën e tij si një luftë për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.