Nisma Socialdemokrate mbush një sallë të madhe me simpatizantë në Itali (Foto)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-NISMA, Xhevahire Izmaku dhe kandidatët e tjerë për deputetë, zhvilluan një takim emocionues me mërgatën shqiptare në Rovato të Italisë, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjatë takimit, Izmaku theksoi rolin e pazëvendësueshëm të diasporës në mbështetjen e Kosovës dhe ndau mirënjohjen për sakrificën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm. “Në çdo përqafim dhe fjalë të thënë ndjehej dhimbja e largësisë, por edhe besimi i palëkundur në punën dhe përkushtimin tonë”, deklaroi ajo.

Në këtë takim, liderët e Nismës prezantuan programin e tyre socialdemokrat, i cili u mirëprit me entuziazëm nga pjesëmarrësit. Ndër të tjera, u theksua mbështetja për Fatmir Limajn, i njohur si Komandant Çeliku, simbol i qëndresës dhe shpresës për një Kosovë më të drejtë.

“Ky takim prekës na kujtoi edhe një herë peshën e përgjegjësisë që kemi për të mos i zhgënjyer këta njerëz, që ndonëse jetojnë larg, zemrën e kanë gjithmonë në atdhe”, shtoi Izmaku.

Mërgata shqiptare në Itali shprehu mbështetjen e tyre për vizionin dhe angazhimin e Nismës Socialdemokrate për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë