“Mefi” i VV-së publikon fotografinë e shefit me dylbi: “I çmendi edhe andej edhe këndej, s’ka kthim mbrapa”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i njohur si “Mefi”, ka ngjallur reagime të shumta me një postim ku publikon një fotografi të kryeministrit Albin Kurti duke vëzhguar me dylbi.
Në përshkrimin e fotos, Mefi shkruan: “I çmendi edhe andej edhe këndej. S’ka kthim mbrapa.”
Ky veprim është pritur me entuziazëm nga baza e VV-së dhe ka ndezur një diskutim të gjallë në rrjetet sociale, duke u cilësuar nga disa si një “mesazh i qartë për opozitën”.