Publikohet video e momentit kur sulmohet fizikisht kryetari i komunës së Pejës
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht rreth orës 08:50, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë.
Indeksonline ka mësuar se njëri nga personat që ka sulmuar fizikisht kryetarin është, Korab Lulaj nga fshati Stankaj i Rugovës.
Sulmin ndaj kryetarit për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se janë arrestuar dy të dyshuarit për sulm.
Indeksonline ka siguruar pamje, nga momenti kur sulmohet fizikisht Gazmend Muhaxheri në Pejë.