Big Brother VIP Drenica: Banorët drenicas dominojnë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Big Brother VIP Kosova 3 po shndërrohet në një arenë të vërtetë për drenicasit.
Deri më tani, Vullnet Krasniqi, Florjeta Seferi – Lela, Drilon Rama dhe Diana, janë disa prej banorëve nga Drenica që kanë hyrë në shtëpinë më të famshme, duke shfaqur një prani të fortë që në fillim, transmeton portali DrenicaOnline.
DrenicaOnline njofton se këta banorë kanë treguar që në start se do të jenë aktivë dhe energjikë gjatë garës, duke premtuar një spektakël të veçantë për ndjekësit.
Për më tepër, edhe Milaim Zeka, opinionisti nga Drenica, është pjesë e këtij edicioni, ku pritet të krijojë debate të forta, madje edhe nëse ato do të mungojnë brenda shtëpisë. Ndërsa gara sapo ka filluar, drenicasit duket se do të jenë protagonistë kryesorë të këtij edicioni.
Qëndroni me DrenicaOnline për të gjitha zhvillimet dhe lajmet ekskluzive rreth kësaj gare të zjarrtë./DrenicaOnline/