Ky është biznesmeni i cili e bleu kompaninë ‘Shell Kosova’ për rreth 60 milionë euro
Biznesmeni më i njohur në Kosovë është Shaip Mikullovci nga Vushtrria, i cili tashmë ka bërë blerjen e radhës.
Raportohet se ai ka blerë kompaninë Shell Kosova, e cila ka rreth 100 pika në gjithë Kosovën, shkruan “Jepi zë”.
Blerja thuhet se u realizuar për rreth 60 milionë euro.
Kujtojmë se familja Mikullovci është shumë e njohur në fushën e tregtisë, shkruan Jepi Zë.
Pasardhësi i kësaj familjeje, i cili ka trashëguar këtë traditë, është Shaipi. Megjithëse i ri në moshë, ai tashmë është bërë një nga biznesmenët më të pasur në Kosovë.
Mikullovci ka në pronësi rrjetin e marketeve Interex dhe IP Petrol, dhe së fundmi për 60 milionë e ka bleu edhe rrjetin e pompave të derivateve Shell Petrol.
Me këto investime, familja e tij është kthyer në një nga liderët e tregut në vendin tonë.
Së fundmi, Mikullovci ka hapur edhe një market Interex në qytetin e Leposaviqit, në veri të vendit.