Nis asfaltimi i rrugëve në këtë fshat të Drenicës

Në kuadër të përmbushjes së zotimeve rreth realizimit të projekteve kapitale, sot në Vajnik ka nisur asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve, fillimin e të cilës e ka ndjekur nga afër kryetari i Komunës, Fadil Nura bashkë me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj.

Me këtë rast, kryetari Nura ka bërë të ditur se pas Vajnikut, projekti do të realizohet edhe në Burojë, Turiqec dhe në fshatra tjera, ku do të vazhdohet me asfaltimin e rrugëve në këto anë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë