Kërkohet pastrimi i deponisë së mbeturinave interne në Llapushnik
Në mes të Llapushnikut dhe Komoranit III kohë më parë është krijuar një deponi për hedhjen e mbeturinave interne.
Kjo deponi është caktuar nga komuna e Drenasit, në mënyrë që të parandalohet krijimi i deponive ilegale me përmbajtje të mbeturinave inerte.
Por ka ardhur koha që kjo deponi të pastrohet pasi që është e stërmbushur dhe se banorët po ankohen se bërlloku ka vërshuar pronat e tyre.