Xhandarmëria serbe afrohet në kufirin e Merdares me një Land Rover, reagon Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë ditës se sot rreth orës 18:20 është vërejtur xhandarmëria serbe në kufirin e Merdares me një Land Rover.

Policia ka bërë të ditur se sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin 4 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10  minuta tek hyrja e objektit te pala serbe.

“Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror.Policia e Kosovës kërkon nga autoritetet relevante ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve qe ndërlidhen  me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi.

Policia e Kosovës është duke kryer detyrat e saj ligjore në funksion të ruajtjes së qetësisë, stabilitetit dhe menaxhimin profesional të kufijve shtetëror në bazë të mandatit të saj Kushtetues dhe duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare për menaxhim të integruar kufitar, përderisa mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sovranitetit dhe do të reagoj me profesionalizëm ndaj çdo akti kundërligjor, kundër kushtetues apo që cenon marrëveshjet ndërkombëtare për menaxhim kufitar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë