“Gjithmonë në kujtimet e mia, vëllau im Azem” – Jakup Krasniqi nderon vëllain e tij me buqetë lulesh mbi varr
Jakup Krasniqi, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka nderuar të enjten vëllain e tij të ndjerë, Azem Krasniqin, duke vendosur një buqetë lulesh mbi varrin e tij në fshatin Negroc, transmeton portali DrenicaOnline.
Me fjalët prekëse “Gjithmonë në kujtimet e mia, vëllau im Azem,” Krasniqi ka treguar edhe njëherë dhembjen dhe mallin që e ndjen për humbjen e të dashurit të tij.
Ky veprim simbolik u zhvillua gjatë qëndrimit të shkurtër të Krasniqit në Kosovë, i cili u kthye për pak kohë pas miratimit të kërkesës së mbrojtjes për të qenë pranë familjes pas vdekjes së vëllait.
Krasniqi është kthyër sërish në Hagë, të shtunën pas qëndrimit dy ditor në vebdlindje./DrenicaOnline/