Mërgimtari nga Drenica, Alfred Dibrani ndihmon juniorët e FC Drenica me veshmbathje

FC Drenica ka marrë një donacion të rëndësishëm nga mërgimtari Alfred Dibrani, një bashkatdhetar nga Skenderaj që jeton dhe punon në Gjermani. Si pronar i kompanisë “Fliesen Alfred”, Dibrani ka dhuruar një set të plotë me qanta, trenerka dhe fanela për grupmoshën U19 të klubit.

Ky donacion për juniorët e FC Drenica është një shembull i përkushtimit të diasporës për të mbështetur të rinjtë dhe sportin në Kosovë. Dibrani, përmes kompanisë së tij në Gjermani, ka treguar edhe një herë solidaritetin dhe përkushtimin për të ndihmuar komunitetin nga i cili vjen.

“Jemi shumë mirënjohës për këtë ndihmë që vjen në një moment të rëndësishëm për ekipin tonë të të rinjve. Ky gjest tregon se mërgimtarët tanë nuk harrojnë rrënjët e tyre dhe kontribuojnë për zhvillimin e talenteve të reja në vend,” thuhet në deklaratën e FC Drenica.

Falënderimet shkojnë për Alfred Dibranin dhe kompaninë “Fliesen Alfred” për këtë mbështetje të veçantë, që do t’i japë juniorëve të FC Drenica motivimin e duhur për t’u përmirësuar dhe për të vazhduar rrugën e tyre drejt suksesit në futboll.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë