Bastiset një shtëpi në Skenderaj, policia gjen 4 armë zjarri
Është arrestuar një person në Skenderaj pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar; dy pushkë gjuetie dhe dy revole.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:00, transmeton portali DrenicaOnline.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./DrenicaOnline/
.
.
.