Drenas: Drejtoria e Shëndetësisë dhe KFOR-i organizojnë trajnim për përdorimin e defibrilatorëve në vendet publike

Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me KFOR-in, kanë organizuar një trajnim me akteret komunal si zjarrfikës, policë, punonjës të emergjencës mjekësore, kryqi i kuq si dhe personel të tjerë të sigurisë dhe shëndetësisë. Përdorimi i gjerë i defibrilatorëve në vende publike rrit ndjeshëm mbrojtjen e jetës në komunitet.

Trajnimi i tillë mund të jetë përgatitja për situata emergjente shëndetësore, koordinimi ndërmjet institucioneve dhe forcave të sigurisë, për të përmirësuar përgjigjen ndaj emergjencave në komunitet.

Drejtoresha e DSHMS-së, Lumnije Krapi ka falënderuar KFOR-in për këtë mbështetje në ofrimin e defibrilatorëve, ku me përdorimin e tyre është një kontribut i madh për përmirësimin e kapacitetit të përgjigjes ndaj emergjencave mjekësore.

Përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore përmes bashkëpunimeve të tilla është një hap i madh për sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë