Kthehet në shtëpi e mitura nga Klina që u raportua e zhdukur qe disa javë, thotë se ishte te një shoqe

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Klina, ku një vajzë 16-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e mitura është rikthyer në shtëpinë e saj dhe më pas u njoftua Policia.

Sinjali mëson se e njëjta ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar te shoqja e saj në Prishtinë dhe nuk është abuzuar nga askush.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë